Pas fjalëve të bujshme të Pique, rreth qëndrimit të mundshëm të Xavit te Barcelona ka folur edhe drejtori sportiv i katalanasve, Deco. Pavarësisht se Xavi tregoi se do të largohet nga pankina në fundin e sezonit, duke se vendimi nuk është përfundimtar dhe gjithçka do të diskutohet në përfundim të edicionit.

“Ne thamë që në fillim se ai kishte rinovuar kontratën për dy sezone. Nuk ka diskutim. Ai tashmë e ka shpjeguar situatën. Nëse diçka ndryshon do të flasim për këtë, por tani nuk është koha për të folur për këtë temë” – Tha Deco.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: