TIRANE

Ledri Vula është shumë i përfolur në media në lidhje me historitë e tij të dashurisë. Mbrëmjen e djeshme këngëtari shqiptar ka bërë një deklaratë në lidhje më planet e tij për të krijuar familje.

Ledri Vula e pranon publikisht se është gati për t`u bërë prind. I ftuar në emisonin “NIN – haje ose thuaje”, këngëtari i njohur shqiptar u shpreh se dëshiron ta provojë se çfarë ndjesie është të bëhesh me fëmijë.

“Jam gati. Si mund të mos jesh gati kur sheh të gjithë miqtë e tu me fëmijë. Luaj me fëmijët e tyre si të ishin të mitë. Kur shoh ata që janë bërë prindër, dua edhe unë. Thonë që është ndjesi e veçantë, dua ta di çfarë ndjesie është”, -është shprehur Ledri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb