Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli zhvilloi sot një takim në kuadër të sezonit turistik dhe forcimit të bashkëpunimit me kreun e bashkisë së Otrantos, Pierpaolo Cariddi. Gjatë fjalës së tij Leli tha se duhet të gjenden mekanizmat për të ndërtuar ura që bashkojnë në zhvillimin e sektorëve që janë të rëndësishëm për secilin nga qytetet tona.

“Një prej pikave më të rëndësishme të ndërveprimit është transporti detar. Sezoni i kaluar pati vetëm qarkullim të shqiptarëve, ndërsa për ne sot është e rëndësishme të nxisim edhe ardhjen turistëve italian, pasi Shqipëria nuk ka barriera sa i përket pritjes së turistëve nga vendet e europës.”, tha Leli.

Kreu i bashkisë së Otrantos, Pierpaolo Cariddi tha se prej shtatorit është më rëndësi realizimi i një takimi të përbashkët mes operatorëve turistik të dy vendeve. Në kërkojmë që më Greqinë dhe Shqipërinë, konkretisht Vlorën, të kemi linjë direkte lundrimi për transport turistët gjatë muajve të verës.


“Nuk është e rëndësishme nëse shërbimin e ofron një kompani italiane apo shqiptare, me rëndësi që shërbimi të jetë cilësor dhe i kënaqshëm. Kjo është një mundësi unike shkëmbimi mes Salentos në përgjithësi. Ne po ndërtojmë tashmë portin e Jahteve që ju e keni, kjo është mundësi zhvillimi edhe për sektorin e jahteve dhe velierave.”, – shtoi Pierpaolo Cariddi.

Sakaq, sipas Lelit tashmë Vlora, falë investimeve strategjike që i kanë rritur vlerën ka më shumë potencial zhvillimor për turizmin. “Aeroporti, porti i ri i turistik etj, kanë vlerësuar më shumë potencialin turistik që qyteti ka. Nga ana e bashkive respektive për agjensisë dhe biznesin e sektorit turistik do të lehtësohen të gjitha procedurat për të pasur turet dhe guidat e përbashkëta.”, -sqaroi Leli.

Leli e Cariddi vizituan Katerina 3 Radës, një memorie që bashkon dy vendet dhe shërben si kujtesë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Por edhe për të forcuar lidhjes mes popujve në të ardhmen.
“Jemi ndjerë përherë të lidhur me ju dhe ndihemi sërish. Historia na bashkon dhe krijon mundësinë për të pasur ura më të forta bashkëpunimi. Emri i këtij sheshi i vendosur në memorie të atyre që humbën jetën por edhe emigrantëve si një muze kujtesë për emigrantët”, -tha kryebashkiaku italian.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb