Joakim Lëv hoqi nga skuadra përfaqësuese e Gjermanisë tre lojatrë të Bajernit të Mynihut, duke u thënë se nuk do të grumbullohen më me “pancerat”, pasi ekipi kombëtar do të nisë fazën e rinovimit. Mats Humels, Zherom Boateng dhe Tomas Myler ishin lojtarët që Lëv vendosi t’i largojë nga përfaqësuesja, ndërsa Humels ka reaguar si më poshtë:

“Unë dua të komentoj vendimin e trajnerit të kombëtares. Mendoj që ka qenë një vendim shumë i vështirë (të cilin e respektoj, natyrisht), por mënyra se si e kam marrë është e pakuptueshme. Sipas mendimit tim, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me njerëzit e përfshirë në skuadrën tonë dhe ne gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë.

Tomas, Zherome dhe unë kemi dhënë gjithçka për ekipin kombëtar për vite me radhë dhe për mendimin tim ky vendim nuk është i drejtë ndaj asaj që kemi arritur. Mund të them se ata ishin vite të mrekullueshme, 70 ndeshje ndërkombëtare që tejkalojnë gjithçka që kisha ëndërruar si fëmijë. Një total prej katër turneve të mëdha ku mu lejua të merrja pjesë, ku kurorëzuam edhe fitimin Kupën e Botës 2014. Unë do ta mbaj atë ndjenjë përgjithmonë dhe unë me të vërtetë do të doja të bëja gjithçka për të përsëritur diçka të ngjashme” shkruan Humels në profilin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb