Lidhja mundëson dialogun mes makinës dhe motorit mund të evitojë në të ardhmen gati 1/3 e aksidenteve me motor. TechSot shkruan se është një studim i Bosch, kolosi botëror I shërbimeve teknike, që ka zhvilluar së bashku me Autotalks, Cohda Wireless e Ducati, një zgjidhje inteligjente për të reduktuar problemin e madh të aksidenteve rrugore, që përfshijnë dhe mjetet me dy rrota.

Motorciklistët janë 18 herë më shumë të rrezikuar për aksidente, dhe numrin e lartë të vdekshmërisë. Një ndër motivet kryesore për aksidentet me vdekje të motoristëve shpjegon TechSot.al është fakti se ata mbesin të padukshëm në rrugë, gjtë trafikut, apo në kryqëzime, dhe nga ana e përdoruesve të mjeteve janë fare të papërfillshëm.

Sistemi i realizuar nga Bosch parashikonqë të gjitha mjetet, brenda një rrezeje të caktuar, (psh rreth disa qindra metra) të këmbejnë 10 sekonda informacion dixhital, për llojin e mjetit, shpejtësinë, pozicionin dhe drejtimin . Por kjo sipas TechSot.al bëhet shumë më përpara se sa drejtuesi i një makine apo kamioni të kënë fushëpamje të motorit. Kjo teknologji i informon për prezencën e një mjeti dhe i nxit të kenë kujdes.

Si bazë për për këmbimin e të dhënave makinë-motor, sistemi Bosch përdor standardin publik WLAN të transmetimit të koneksionit. Sinjali transmetohet edhe nëse mjeti ëhstë I parkuar, apo ndaluar përkohësisht.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb