Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në një perimetër mjaft të gjerë.
Pasi kaluan Parlamentin dhe bllokuan kryqëzimin e “Brrylit”, ku treguan edhe një gjest të lartë qytetarie duke i hapur rrugën ambulancës, masa kilometrike e protestuesve është zhvendosur masivisht drejt Unazës së Tiranës, pranë QSUT.
Fluksi i njerëzve që po marshojnë duket i pafundëm dhe tubimi po vijon pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit.
Pamjet me dron të raportuara gjatë mbrëmjes konfirmojnë se bëhet fjalë për një nga marshimet më masive e historike, ku masa e qytetarëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të diasporës që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë shtrihet në disa kilometra.
