Ka nisur protesta të 20-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u grumbulluan prej orës 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.
Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Protesta e djeshme, e 19-ta radhazi
