Ashtu si paralajmëroi opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën plenare në nisje të sesionit të ri. Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me aleatët janë mbledhur  në atë që e konsideruar si seancë të jashtëzakonshme në Shkodër, si mesazh ndaj qëndrese së krimit me mbështetje të politikës.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se në më pak se tre muaj kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona për të cilët mendohet më e keqja. Sipas kreut të PD, ‘Shkodra po përjeton situatën më të rëndë kriminale të 27 viteve demokraci’.

“Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve. Por Rama nuk mund të jetë këtu është në Tiranë me Cyrbjen, Taulant Ballën e Xhafën e shumë eksponentë të rilindjes së faktuar si të lidhur me krimin”.

Kreu i PD-së tha se sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar duke e akuzuar kryeministrin për bashkëpunim me bandën e Bajrave. “Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin
Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat.
Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijën e një gazetare investigative. Mbrëmë u kërcua në Laç një tjetër gazetar. Janë vrarë biznesmenë. Situata është jashtë kontrollit. Sot Dobraci duhet të ishte nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale por është në një shtet rrethim kriminal”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh më tej se një lagje e Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht si të jemi në gjendje lufte. Kontrollin e kanë bandat kriminelët dhe jo shteti

“Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale”.

“Vendi ynë nuk mund të jetë një fole krimi, siç është sot godina e parlamentit. Vendi është pranë njerëzve e qytetarëve e sidomos kur ata janë të dhunuar e të frikësuar.
Mbështetje totale për Shkodrën e qytetarët. Shprehim vendosmëri totale, të vëmë në lëvizje instrumentet e një shteti të ndarë nga krimi për të çmontuar organizatat mafioze.
Situata nuk ka qenë kurrë më kritike se sot, nga njëra anë precipitimi i rendit publik, dhe nga ana tjetër kapja e mediave për t’iu shitur shqiptarëve të vërteta të rreme”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se sfida që kemi përpara ka përmasa akute. “Shqipëria s’mund ta durojë më këtë gjendje. Ka përmasa historike, ne nuk mund ta lemë vendin të boshatiset, të lemë këtu skllevërit e Edi Ramës. Ka përmasa evropiane. Ka përmasa humane, se kush i ka shitur shpirtin djallit, vetëm ata mund të pranojnë që qytete të tëra të terrorizohen e këta të mjaftohen me një tëitter.
Mblidhemi këtu edhe për të metat tona, por me të mirat e të këqijat për tu zotuar para qytetarëve se do nuk do t’i lëmë të vetëm. Shqipëria nuk qeveriset më. Ministra janë banditët.
Çfarëdo sakrifice e masash të kërkojë, prioritet tjetër nuk ka. Asnjë reformë ligj, akt nuk ka asnjë domethënie pa çliruar qeverisjen nga krimi pa rikthyer rendin dhe sigurinë”, u shpreh kreu i PD.

Basha foli për një platformë për t’iu përgjigjur situatës me krimin në vend.
“Në këtë përpjekje, PD nuk ka e s’mund të ketë axhendë përveç shtypjes e çmontimit të krimit.
Detyra jonë t’i bëjmë ata të tundin pizhamet me vija prapa hekurave dhe para drejtësisë.
Detyra jonë është të gjejmë rrugët, aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje dhe për t’i dhënë vendin siguri rend dhe demokraci”, tha Basha.

(m.k/xh.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: