Ka nisur protesta e gjashtë qytetare kundër projektit në Zvërnec. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Kujtojmë se dje u prezantuan 5 kërkesa nga “Lëvizja e Re Qytetare” për Ramën:

1-Dorëheqjen e Qeverisë
2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Whatsapp Image 2026 06 05 At 14.54.38
Whatsapp Image 2026 06 05 At 14.54.38

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb