Në një reagim në “Facebook”, Erisa Xhixha është shprehur se seanca pyetje – përgjigje me Ministren e Arsimit u ndalua të bëhej, në shkelje të rregullores së Kuvendit, duke shtuar se sot ka kërkuar sërish zhvillimin e saj.

Xhixho thekson se i konsideron të drejta kërkesat e pedagogëve për rritjen e cilësisë së universiteteve tona dhe ato të studentëve për përfshirjen në paketat e mbështetjes financiare.

Statusi:

Llogaridhënie deri në fund !
Edhe pse në mënyrë të paligjshme seanca pyetje – përgjigje me Ministren e Arsimit u ndalua të bëhej, në shkelje të rregullores së Kuvendit, unë sot kam kërkuar sërish zhvillimin sa më parë të saj.
Kërkoj me forcë që kjo seancë të mbahet në seancën më të parë të radhës, pasi këto çështje duhet të marrin përgjigje sa më parë.
I konsideroj të drejta kërkesat e pedagogëve për rritjen e cilësisë së universiteteve tona dhe ato të studentëve për përfshirjen në paketat e mbështetjes financiare.
Kjo pasi prej më shumë se katër muajsh, studentë e pedagogë kanë kërkuar mbështetje nga qeveria. Nën peshën e krizës së çmimeve, që ua ka rritur koston e jetesës dyfish, studentët kanë kërkuar të përfshihen në paketën e rezistencës sociale, por janë përjashtuar nga qeveria.
Ndërsa pedagogët kanë kërkuar rritjen e pagave në masën 50% përgjatë dy viteve të ardhshme, për t’u barazuar me kolegët e tyre në Kosovë.
Llogaridhënie deri në fund para qytetarëve!
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: