Azdren Llullaku është i pandalshëm në këtë sezon në kampionatin rumun, ku ai kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë pas javës së 13.
Edhe sot, në takimin ndaj Universitatea Kraiova, një skuadër që lufton për titullin kampion në Rumani, Llullaku ishte protagonist absolut i ndeshjes në barazimin 2-2. Futbollisti, i cili dy javë më parë debutoi me kombëtaren shqiptare, shënoi të dy golat për skuadrën e tij në këtë duel, duke i siguruar asaj një pikë shumë të rëndësishme.
Njëkohësisht, ai çoi në 10 numrin e golave të shënuar në këtë sezon, i cili është padyshim më i miri i karrierës së tij, që nga momenti kur ka zbarkuar në Rumani. Rekordi i mëparshëm i Llullakut ishte 8 gola në kampionat, i realizuar në edicionin 2014-2015, pas 30 ndeshjesh të luajtura. /panoramasport/
(el.sp/BalkanWeb)