UEFA në ceremoninë e mbajtur sot për shortin e fazës së grupeve të “Champions League” ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të Europës për sezonin e kaluar.

Në një garë treshe me Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo-n fituesi është shpallur Luca Modric. Kroati u vlerësua për lojën kreative që ndihmoi jashtëzakonisht shumë Real Madridin të fitonte “Championsin” e tretë radhazi.

Kujtojmë se në dhënien e çmimit mungoi Cristiano Ronaldo, ndërsa pas 9 vitesh nuk ishte pjesë e treshes Lionel Messi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb