SARANDE- Pas rasteve në Ksamil dhe Delvinë, një tjetër denoncim për blerje votash vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Dega e LSI-së në Sarandë akuzon kandidatët e Rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi se po blejën votat në Konispol e Sarandë, përmes një statusi të shpërndarë në profilin e tyre zyrtar në Facebook.

DENONCIMI
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni.LSII

Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgoneve të policisë.
Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi janë në krye të këtij operacioni kriminal.
I bëjme thirrje Ministrit të Brendshem dhe Drejtorit të Policise së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: