TIRANE- Sot në këndin e tij Fatos Lubonja ka analizuar ngjarjen e Kumanovës dhe instrumentalizimin që kryeministri maqedonas po i bën asaj. Lubonja e fillon kështu analizën e tij: “Do të kuptosh Gruevskin shih projektin me statuja Shkup 2014”, – ka thënë ai, duke e krahasuar atë me rrugën e kombit të ndërtuar nga Berisha.

Ai duhet të jepte dorëheqjen, pas protestave të opozitës vendase dhe diskreditimit që u bë pas zbulimit të përgjimeve. Por sipas Lubonjës Gruevski ka zgjedhur strategjinë: “destabilizo për të stabilizuar” pra të krijojë probleme etnike për të bashkuar të gjithë maqedonasit kundër shqiptarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: