Një luftanije italiane rrëzoi dy dronë në Detin e Kuq, si pjesë e një operacioni evropian kundër sulmeve ndaj anijeve nga Huthi të Jemenit, tha ministria e Mbrojtjes.

Është hera e parë që Roma njofton një veprim të tillë që kur parlamenti i dha dritën jeshile pjesëmarrjes së Italisë në operacionin Aspides javën e kaluar.

“Si pjesë e operacionit të Bashkimit Evropian Aspides, Caio Duilio rrëzoi dy dronë ajror në vetëmbrojtje”, tha ministria në një deklaratë.

Italia ka komandën operacionale të misionit, të quajtur sipas fjalës greke për mburojë, e cila u nis nga BE muajin e kaluar me qëllim mbrojtjen e anijeve ndërkombëtare.

Që nga nëntori, Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq në shenjë solidariteti me palestinezët gjatë luftës së Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb