PRISHTINE- Nënkryetarja në largim e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek tha se udhëheqësit politikë në Kosovë duhet të marrin përgjegjësinë për çdo marrëveshje ndërkombëtare që kanë nënshkruar, dhe duhet t’i miratojnë ato në Parlament.

Në vizitën e saj të fundit si raportuese për Kosovën, Lunacek tha se çështja e liberalizimit të vizave tashmë ndodhet në duart e Parlamentit të Kosovës.

Ajo i bëri thirrje presidentit të vendit Hashim Thaci t’i jaëp fund akuzave ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave, meqë siç u shpreh, “ishte ai që nënshkroi marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, kusht për këtë çështje”.

(BalkanWeb),

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: