Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr makarona të vogla

1 presh

250 gr salçiçe ose suxhuk

60 gr djathë pice

2 lgj djathë parmixhano

2 vezë

2 domate

150 gr krem kosi

2 lgj vaj ulliri

1 lk piper i kuq

Kripë

Piper i zi

Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë ziejmë makaronat sipas udhëzimit të shkruar në etiketë. Më pas i shpëlajmë me ujë të ftohtë për të ndaluar zbutjen e tyre. Presim preshin në unaza të trasha dhe e vendosim në ujë të vluar me kripë. Në një tas bashkojmë makaronat me preshin, sallamin dhe djathin e grirë. Vezët i trazojmë me kremin e kosit, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq. Në një tavë të lyer me pak vaj ulliri vendosim makaronat. Mbi makaronat vendosim një shtresë me domate të prera në feta rrumbullake dhe më pas i mbulojmë me kremin e kosit me vezë. E spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë parmixhano të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: