Makina vetë-drejtuese e Google-it është në gjendje të udhëtojë në rrugë pa drejtues, por nuk është aq e avancuar sa të shmangë policët. Një polic rrugor në Kaliforni ndaloi makinën vetë-drejtuese të Google-it se po ecte shumë ngadalë dhe kishte shkaktuar trafik në rrugë. Makina po udhëtonte me shpejtësi 38 km/h në një zonë ku shpejtësia minimale është 56 km/h.

Google tha në një postim në blogun e saj në lidhje me aksidentin: “Ne e kemi lënë shpejtësinë e makinës tonë me 38 km/h për arsye sigurie. Duam që ato të krijojnë një ndjenjë besimi, e jo të përhapin panik nëpër rrugët e qytetit.”, citon krokodili.

Pas 19 milionë kilometra rrugë që ka kryer makina vetë-drejtuese, jemi krenar të themi se nuk jemi gjobitur asnjëherë,” shtoi Google.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: