Google ka kohë që punon fuqishëm për ndërtimin e një makine autonome të re. Tanimë duket se procesi i ndërtimit të këtij produkti ka ardhur drejt fundit dhe pretendohet se makina do të jetë gati për tu testuar në rrugë publike këtë verë. Me anë të një postimi në blog, drejtuesi i projektit Chris Urmson zbuloi se një sërë prototipesh të tilla do të jenë të afta të udhëtojnë në Mountain View, Kaliforni aty ku është dhe baza e kompanisë Google. Këto automjete do të shoqërohen nga një person i specializuar i cili nuk do të ketë aspak qëllimin e kontrollit të makinës. Automjetet do të ecin me një shpejtësi maksimale 25km/orë.

Prototipet do të përdorin të njëjtin softuer që përdoret dhe në makinën autonome të Google, Lexus RX450h, një produkt ky i cili hodhi bazat e kësaj kompani drejt iniciativës së makinave autonome. Urmson deklaron se qëllimi i testimit të automjeteve autonome në rrugë është reagimi, perceptimi apo përshtatja që do të kenë ato tek publiku i gjerë. Gjithashtu për të hedhur një hap më tej drejt një makine plotësisht autonome. Duhet të theksojmë se më herët gjatë kësaj jave u shpërnda nëpër media lajmi se makinat autonome të Google janë përfshirë në 11 aksidente rrugore deri më tani, por kompania ka pohuar se në asnjë rast shkaku i aksidentit kanë qënë këto automjete.

(d.d/pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: