Rritja e shifrave të koronavirusit në vend ka rikthyer frikën te qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon një video-mesazh për të gjithë qytetarët, ndërsa iu bën thirrje të respektojnë rregullat.

Në videon e publikuar nga ministrja thuhet se “Viruset mund të jetojnë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Lani duart shpesh, përdorni ujë dhe sapunë për 20 sekonda ose dezinfektojini ato”.

Ndërkohë, përbri videos Manastirliu shkruan se qytetarët duhet të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit, duke respektuar rregullat, mbi të gjitha duke ruajtur distancën.

“Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së #COVID19. #RespektoniRregullat ↔️Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër ?Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike ?Lani shpesh duart ?Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni ‼️#RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastiruliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb