Manchester United vuan por fiton 1-2 ndaj Luton, në Kenilworth Road (Luton), Ndeshja nisi “zjarr” për mysafirët nga Manchesteri. Hojlund realizoi dopietë brenda shtatë minutash, duke treguar kështu klasin e tij.

Vendasit nuk u demoralizuan dhe u rikthyen shpejt në lojë, me golin e Morris. Luton mori zemër dhe pati mundësi të barazonte shifrat brenda pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa rastet nuk munguan. Garnacho provoi të gjejë golin e qetësisë në minutën e 62-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.

Sërish Garnacho pak më vonë u shfaq në portën e kundërshtarit, goditja nuk kishte saktësinë e duhur. Në minutën e 65-të, portieri i “Djajve të kuq”, Onana u thirr në apel, me “gardianin’ që ishte në vendin dhe kohën e duhur. United shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e gjashtë. Luton është në vendin e 17-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: