SHKUP- “Në rast se qytetarët dhe Parlamenti i Maqedonisë nuk e pranon këtë marrëveshje për emrin me Greqinë, qeveria e ardhshme e VMRO-së do të fillojë bisedimet, dhe jam i bindur se do të arrijë marrëveshje më të mirë”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikoloski në intervistën e tij dhënë “REL”.

“Rruga e parë që duhet bërë janë reformat, e më pas problemi me emrin, unë jam i bindur se mund të arihet marrëveshje më e mirë për emrin me Greqinë, e sikur të kishte qeveri më ndryshe në pozicionin negociues them se do kishte marrëveshje më të mirë.

Nuk mund t’i lejohet palës greke që të angazhojë 60 ekspert ndërkombëtarë profesor të së drejtës ndërkombëtare dhe ne mos kemi asnjë ose në fund fare vetëm një, nuk mund të presim që ajo marrëveshje të na mbulojë problemet që kemi brenda vendit e pikërisht në këto situata pala tjetër që është më e fuqishme duke na i ditur pikat e dobëta të na sulmojë, mendoj se duhet të ulemi dhe të bisedojmë e që është edhe në interes të Greqisë që mos të ndryshojmë kushtetutën e vendit.

Kjo do të thotë se në një të ardhme nga një qeveri e drejtuar prej VMRO-së do të angazhoheshin shumë ekspertë dhe nëse nuk kalon tash kjo marrëveshje ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe jam i besimit se do kemi një marrëveshje të re”, thekson kështu Nikoloski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb