Mariah Carey ka njoftuar se shumë shpejt do të dalë albumi i saj i ri.

Nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja 50-vjeçare ka njoftuar se ajo po bën gati një album të ri të titulluar The Rarities, i cili do të lançohet në 2 tetor.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kjo është për ju, fansat e mi,” shkroi Mariah . “Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite me dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohës për ju. Albumi RARITIES publikohet më 2 tetor. ”

Kënga e parë e këtij albumi, vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill dhe do të dalë në treg këtë të premte, më 21 gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb