SHBA

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet që udhëtojnë shumë jashtë shtetit. Disa mund të jenë edhe udhëtime punë por një gjë është e sigurt se ata e shijojnë jetën në maksimum.

Kujtojmë që në 1-vjetorin e tyre të martesës në muajin shtator, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi zgjodhën Kubën për të festuar. Ata postonin vazhdimisht foto nga vendet përrallore që vizitonin.

Untitled 10
Untitled 10

Së fundi reperi i njohur dhe moderatorja bukuroshe ndodhen në Los Angeles. Kujtojmë që disa ditë më parë Marina postoi foto nga nata e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, event të cilin ajo e ndoqi nga afër.

Nuk dihen ende se sa pranë yjeve ka qëndruar bukuroshja shqiptare, thjesht ka publikuar edhe një video teksa priste në radhë me Hugh Grant, aktorin e famshëm Hollywood-an.

Me siguri Marina dhe Geti e kanë shijuar shumë këtë eksperiencë të Golden Globes. Ndërsa ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto me aktorin e njohur, Antonio Banderas. “Më i miri”- shkruan Marina në krah të fotos.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb