Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se PD dhe kreu Lulzim Basha po “sulmojnë” sot marrëveshjen me mazhorancën për krijimin e dy komisioneve hetimore në mënyrë që të arrihet normaliteti i jetës parlamentare, ndërkohë që ka qenë vetë ai që në verë ka propozuar diçka të tillë.

Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë.

“Kemi pasur një aksion në parlament dhe është dashur që kolegët opozitar që mendonin ndryshe të respektonin protestën tonë. Nëse në momente të caktuar kanë dashur të dalin krah mazhorancës dhe jo opozitës është koha të kërkojnë ndjesë. Betejën nuk e kemi bërë për vete por edhe për kolegët tanë opozitar. Në verë Basha propozoi dy komisione, që nuk u konkretizuan kurrë dhe nuk u kërkua kurrë mbështetja e grupit. Dallimi mes nesh është që ne i bëjnë gjërat realitet dhe nëse nuk bëhen i shkojmë deri në fund. Ndërsa ata i thonë sa për të kaluar ditët e verës dhe më pas i harrojnë. Kjo ka qenë një e shkuar por nuk është as e tashmja as e ardhmja e PD”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: