Autoritetet franceze kanë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e një të miture vetëm 12 vjeç, trupi i së cilës është gjetur i fshehur në një zonë jo larg vendit ku ajo banonte, mbrëmjen e djeshme.

Denoncimin për trupin e të miturës e ka bërë një person i pastrehë, i cili kishte evidentuar një valixhe pranë një blloku banesash, të fshehur me disa çarçafë të bardhë.

Mediat franceze raportojnë se koka e vogëlushes ishte thuajse e ndarë nga pjesa tjetër dhe se në trupin e saj janë gjetur mbishkrime. Pritet të kryhet autopsia që të vërtetohet edhe shkaku i vdekjes.

Dinamikat e ngjarjes:

Fillimisht kanë qenë prindërit e vajzës ata që ka raportuar humbjen e 12-vjeçares, e cila nuk ka shkuar në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Nëna e vajzës, në faqen e saj në Facebook, kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës, ku kishte shpërndarë edhe foto të së miturës.

Mediat franceze raportojnë se një banor i zonës, kur ka marrë dijeni për rastin, ka njoftuar policinë se ka qenë një grua ajo që i ka kërkuar ndihmë për të transportuar një valixhe e cila ishte e rëndë, dhe ta fuste në makinë.

Duke gjurmuar pamjet në kamerat e sigurisë të zonës përreth dhe duke ndjekur intenerarin e makinës, policia ka gjurmuar të dyshuarit.

Tre prej tyre u arrestuan gjatë natës ndërsa në mëngjes është arrestuar edhe gruaja.

Kamerat e mbikqyrjes së ndërtesës vërtetuan se adoleshentja po kthehej nga shkolla por se më pas është zhdukur.

Një prej fqinjëve, i cili ka vëzhguar pamjet e sigurisë të banesës së tij, tregon se 12-vjeçarja nuk është aspak e qetë dhe se po shoqërohej nga një grua rreth të 20-ave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb