Kreu i opozitës në Greqi, Alexis Tsipras do të vizitojë nesër Mykonos për të parë nga afër situatën pas vendosjes së masave kufizuese.

Prej 17 korrikut ishulli kozmopolitan është më orë policore, ndalim muzike dhe gjithashtu lokalet e restorantet janë me masa kufizuese.

Për Tsipras vendosja e masave në ishullin më të njohur grek është një dështim i plotë dhe mesazh negativ për sezonin turistik të këtij viti.

Është paralajmëruar nga mediat greke se të hënën do të ketë heqje të masave kufizuese në Mykonos, por Tsipras do të sigurohet vetë të shohë nga afër gjendjen e qytetarve dhe bizneseve aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb