TIRANË – Avokati Sokol Mëngjesi, në një konferencë për mediat, deklaroi se masat e sigurisë ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë dhënë pa autorizim nga parlamenti. Mëngjesi shtoi se ndaj Berishës e Malltezit nuk ka fakt penal.

“Masat janë marrë pa autorizim nga Kuvendi. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Sali Berishës. Nuk thuhet askund se ku cënohen hetimet, nëse z Berisha merr pjesë në seancat parlamentare. Në këtë proces janë cënuar rëndë të drejtat njerëzore, ajo e lirisë së shprehjes, të drejtën për jetë private dhe familjare, e drejta e preuzemumit të pafajësisë.

Për shembull në Francë kemi 3 ministra që dyshohen për korrupsion, por se nuk është marrë masë ndaj tyre, sepse preuzemumi i privatësisë është element tepër i rëndësishëm”, tha avokati Mëngjesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb