Mbajini mërinë por jepini dhe hakun!

 

Të dashur besimtarë dhe shqiptarë!

 

Prap bota? Prap media?

 

Lajmi mori dhenë dhe u turrën të gjithë pas shashkave mediatike për festimet e Fitër Bajramit, por duket se harruam që në fuqi është ende lufta COVID 19 së bashku me ligjin e saj.

 

Qetësohuni dhe mos e përtypni këtë karrem të radhës sërisht me motive shpërqëndruese nga gjëra më të mëdha që po luhen me teatër, show dhe simultane në arenën e politikës!

 

Mos harroni për çfarë KM-ja marshoi në Paris! Për harmoninë! Nuk mund të cënohet nga kjo festë! Nuk do të ishte e drejtë e bota sërish do të qeshte!

Kujtoni si e festuan rilindjen ortodoksët, katolikët dhe festa e hashures kaloi bashkë me to! Bashkë me byrekun me lek për Sulltan Novruz! Leku se dimë kujt i ka rënë atje lart se pjesën e kan marrë të gjith me një rrotullim tepsie!

 

Tepsia është bosh ndaj po kërcet tani?

Epo të kujtojmë që Fitër Bajrami është festa e sadakasë dhe paguhet kuota e caktuar për sevap nga çdo familje besimtare dhe çdo besimtar!

 

Tepsia duhet të mbushet per një festë të hanë dhe ata që skanë mundësi! Dhe për ata që nuk sakrifikojnë dot në agjerim të paguajnë për skrificën e pamundur! Pas festës shohim e bëjmë!

 

Pastaj kujtoni që kush beson dhe feston me Zotin s’ka nevojë të falet vetëm në objektet e kultit apo në oborret e shtëpisë tonë Shqipëri. Mos harroni faluni ku t’ju zërë, siç bëni çdo ditë sepse Zoti është kudo, dhe kur është është për të gjithë bashkë e na sheh kudo të jemi! Si çdo ditë kur s’mund të mblidhemi gjithnjë bashkë që Ai të na shohë grup, por dhe pse secili në punët e veta Ai e di që mbetemi grup!

 

Islami si fe e të drejtës dhe të vërtëtës duhet të reflektojë dhe të mos ngacmohet nga rrymat tendencioze! Ndërsa të parët tanë thoshin një shpreje:

 

-Mbaji mërinë por jepi hakun!

 

Mos harroni, se përpara kemi dhe Kurban Bajram festë e madhe!

 

Deri atëherë ka kohë por inshallah të mos kemi virusin nëpër këmbë që t’ë bëhen adetet siç e do zakoni!

 

Mbajini mërinë por jepini dhe hakun vlen në çdo kohë dhe për çdo gjë!

 

Blerina Llalla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb