Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve me Covid.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3, 279 të prekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 704, 211 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 38 persona. Ndërkohë 351 pacientë ndodhen në intubim

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 15, 485 qytetarë, 95,5% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb