Gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju York, ambasadorja e SHBA-së, Dorothy Shea, përsëriti akuzat ndaj Iranit se ka mbajtur të fshehtë zhvillimet në programin e tij bërthamor.
Ajo theksoi se ka pasur mungesë transparence nga ana e Teheranit. Shea i kërkoi Këshillit të ndalë ambiciet e Iranit për prodhimin e armëve bërthamore dhe retorikën kërcënuese ndaj Izraelit.
Nga ana tjetër, Irani ka këmbëngulur se programi i tij ka qëllime vetëm civile dhe energjike. Mbledhja urgjente vjen mes tensioneve në Lindjen e Mesme.
(Balkanweb)