Mbretëresha e muzikës Beyonce uron artisten shqiptare me famë botërore Dua Lipa për ditëlindjen. Në faqen e saj zyrtare, Beyonce publikoi fotografine e Dua Lipës kur ishte fëmijë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen Dua Lipa”.

Artistja shqiptare me fame botërore Dua Lipa festoi këtë të djele ditëlindjen e 26 dhe për këtë artistë të shumtë ndërkombëtarë i uruan ditëlindjen. Donatella Versace në faqen e saj në Instragram pasi u uron ditëlindjen shprehet se e adhuron Duan.

Edhe top modelja Naomi Campell shpreh dashurinë për artisten tonë të madhe e cila ka thyer çdo rekord me albumin e saj të fundit Future Nostalgia duke qëndruar në majat e klasifikimit amerikan Billboard Charts për më shumë se 29 javë rresht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb