Mediat në Kosovë njoftuan të mërkurën se në Prishtinë është arrestuar sërish këngëtarja e njohur Fjolla Mornina.

Megjithëse, në një prononcim nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, u mësua se ishte shoqëruar për në polici, por që u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.

Pas këtyre zërave, këngëtarja bëri një reagim në rrjete sociale duke thënë se është në lokal, meqenëse prej kohësh zotëron një biznes.

E njëjta ka publikuar një fotografi tjetër së fundmi, ku shfaqet provokuese nga vaska.
Ajo ka kritikuar mediat për shkrimet që janë bërë rreth saj teksa mes tjerash ka shtuar: “Energji pozitive po më dhuroni, ju dua shumë”.

Nëna e dy vajzave kujtojmë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ajo asokohe ishte së bashku me Fisnik Sylën, me të cilin u nda gjatë këtij viti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb