Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me komentuesit në rrjetet sociale, në rubrikën “Sy m’Sy”, ka komentuar edhe heqjen e shpalljes non-grata të kryedemokratit Sali Berisha, i pyetur nga një komentues.

Ai u shpreh se e ka cilësuar non-gratën si një “turp kombëtar”, dhe nëse nuk do të kishte ndodhur “do të ishte shumë mirë për ne të gjithë”.

Komentuesi: Më thanë që edhe Latifi kishte thënë që nuk dihet a do të hiqet non grata…

Edi Rama: Unë non gratën e kam konsideruar një turp të madh kombëtar. Nëse nuk do të kishte ndodhur do të ishte shumë mirë për ne të gjithë, por historia që do hiqej në janar e shkurt, ta shohim… mos më qani hallin mua.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb