Ish-zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kufirit detar mes Shqipëria dhe Greqia, si dhe temat që mund të jenë diskutuar në takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Meçollari theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë humbje të tjera në çështje territoriale.
“Shqipëria ka humbur boll në këto 100 vitet e fundit. Nuk ka më mundësi, do ishte e tepërt të humbasë më shumë. Ne duhet të marrim atë që na takon,” u shpreh ai.
Sipas tij, procesi i negociatave duhet të fokusohet në përcaktimin e drejtë të sipërfaqes detare.
“Palët hyjnë në negociata për sipërfaqen dhe ne duhet të marrim atë që na takon,” theksoi Meçollari, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së interesave kombëtare në këtë proces.