Kryeministri grek, Alexis Tsipras rrezikon të përballet me një kryengritje brenda partisë. Deri në 30 deputetë të SYRIZA-s, nga 149 në total, janë kthyer kundër për shkak të ndryshimit të kursit të tij në Bruksel.

Kështu shkruan gazeta gjermane ‘Bild’, sipas së cilës, edhe partneri i koalicionit, ‘Anel’ (Grekët e Pavarur), kërcënon të mos e votojë paketën e ndihmës në parlament. Sipas gazetës gjermane, Tsipras po mendon dorëheqjen, për t’i hapur rrugën një qeverie teknike dhe më vonë për zgjedhje të reja.

Po sipas ‘Bild’, plani është që Tsipras t’i miratojë masat shtrënguese në Parlament me ndihmën e opozitës dhe më pas të japë dorëheqjen. Këtë do ta bëjë, në mënyrë që të parandalojë zbatimin e këtyre masave nga vetë ai.

Edhe mediat greke e mbështesin një skenar të tillë, por përjashtojnë dorëheqjen. Sipas tyre, Tsipras do provokojë zgjedhje të reja në mënyrë që të largojë kundërshtarët e tij në parti, me të cilët e ka të pamundur të bashkëpunojë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: