Sipas gazetës beogradase Vecernje Novosti amerikanët janë të pakënaqur me performancën e BE-së, ndërsa kanë përgatitur një plan për Kosovën dhe Serbinë. ‘Novosti’ shkruan se Serbisë i kërkohet që t’i mundësojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Po ashtu thuhet se Asociacioni do të funksiononte nën autoritetin e një Zëvendëskryeministri te Qeverisë së Kosovës që do të ishte nga komuniteti serb.

Kjo pako e administratës së Trump, sipas këtyre mediave do të diskutohet gjatë javës së ardhshme kur Prishtinën dhe Beogradin do t’i vizitojë Wes Mitchel ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi, transmeton Express. Kjo është ajo që shkruan Vecernje Novosti në edicionin e sotëm. Sipas gazetës, duke cituar burime të mirë-informuara, ky dokument i Washington i cili ka shënime të theksuara të shqetësimeve gjeopolitike në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë. Ky tekst, siç e quan media serbe, thuhet se do të jetë bisedë kyçe të martën gjatë vizitës së zyrtarit të Trump, Ves Mitchel në Beograd. Dokumenti përcakton se Komuniteti i Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.

Beogradi pritet t’ja mundësojë Prishtinës të bashkohet me organizatat ndërkombëtare.
Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t’i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare, thoshte gazeta. “Novosti” deklaron se ky propozim ka gjithashtu “anën tjetër të medaljes e cila, para së gjithash, e transferon barrën e madhe të përgjegjësisë në shpinën e Vuçiç”. Gazeta deklaron se nuk është rastësi që kreu i shtetit është “adresa e parë” për këtë paketë, sepse është figura më e fortë politike në vend. Ai gjithashtu shkruan se për shkak të kësaj “dërgesë”, çështja tani është se çfarë do të ndodhë nëse Beogradi dhe Presidenti Vuçiç do të refuzojnë idetë e SHBA.

“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”. Gazeta shkruan se të gjitha këto “skenare të zeza” po “kërcejnë” nga zyrtarët serb përmes kanaleve diplomatike jozyrtare perëndimore.
(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: