PRISHTINE-Deklarata e zëvendës kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi për krijimin sa më të shpejt të Forcave të Armatosura të Kosovës ka bërë që mediat serbe mos të rrinë ‘urtë’.

Në ballinën kryesore të portalit “Telegraf.rs” është vënë titulli: SKANDALČINA! TAČI PRETI SRBIJI ORUŽJEM: Bivši vođa OVK formira i naoružava Vojsku Kosova! (Thaçi kërcënon Serbinë me armë…), shkruan ‘Zëri’.

Në këtë shkrim ndër të tjera shkruhej se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon se Prishtina duhet të vazhdojë me krijimin e FAK-ut.

“Ne duhet të vazhdojmë me krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, e cila do të jetë një forcë e vogël, lokale dhe jo-ofensive, e cila do të veprojë me Kushtetutën dhe do të jetë nën kontroll të plotë civil “, ka thënë Thaçi, raporton “Danas”, Ai ka shtuar se “forca e armatosur të Kosovës si një komponentë multietnike e Kosovës dhe i arkitekturës rajonale të sigurisë, do të jetë e bazuar në një vlerësim strategjik të sektorit të sigurisë, që do të realizohet në bashkëpunim me partnerët nga NATO”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: