Tashmë në Gjermani mund ta gjesh edhe librin “Mein Kampf” të Hitlerit. Ky rikthim vjen pas skadimit të të drejtave të autorit dhe 70 vjet nga vdekja e “fyhrerit”. Ky libër sipas institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih do të shkatërrojë përgjithmonë mitin që rrethon portretin hitlerian.

Ai, është duke u shitur me një çmim për 59 euro, ndërsa në dispozicion janë vetëm 4 mijë kopje.

Landit të Bavarisë iu dorëzuan të drejtat e autorit të librit vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse për 70 vjet rresht autoritetet e landit kishin mohuar autorizimin për botimin e librit, që nën regjimin nazist ishte kthyer në një best seller.

Ai, në atë kohë gjendej i pranishëm në raftin e çdo shtëpie, ndërsa më pas ishte bërë i pagjendshëm.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: