VLORË

Qyteti bregdetar i Vlorës ka mirëpritur këtë mesjavë, Festivalin e Gastronomisë ku është promovuar “mëngjesi tradicional”.

Aktiviteti është zhvilluar në pedonalen e lungomares ndërkohë që ka tërhequr vëmëndjen e shumë turistëve Shqiptarë dhe të huaj.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Breshani, është shprehur se qëllimi i Panairit është promovimi i mëngjeseve tradicionale të zonës ku hotelet dhe restorantet po prezantojnë më të mirën e produkteve të tyre.

Sipas Breshanit, veçantia e produkteve është fakti që Shqipëria i ofron Bio, ç’ka ndërthuret me natyrën e bukur që turisti gjen në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb