Kompania kanadeze “Inkas Armored Vehicle Manufacturing” ka zgjeruar ofertën e saj me modelin në version të zgjatur e të blinduar, në nivel B6+, Mercedes G63 AMG. Ky model i blinduar ka një motor 5.5-litër V8 Twin-Turbo me 544 kuajfuqi.

Mercedes G63 AMG është zgjatur për 109 centimetra më shumë në krahasim me versionin standard, shkruan “Koha”. Eksterieri i këtij modeli të blinduar është me ngjyrë të zezë mat, ka kamerat për të monitoruar situatën rreth automjetit, dritat LED dhe dritat shtesë opsionale, xhamat anti-plumb.

Gjithashtu Mercedes G63 AMG i blinduar ka pjesën e brendshme luksoze prej lëkurë dhe disa elemente nga druri, ndenjëset nga lëkura me nxehje/ftohje dhe funksionin për masazh, sistemin satelitor për televizion, mini bar, frigorifer.

Çmimi për G-Class fillon nga 450 mijë dollarë, por mund të kushtojë edhe më shumë varësisht nga specifikat që i kërkon klienti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: