Ligue 1 në Francë nuk do të ndryshojë formatin e saj në sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë ka rënë zyrtarisht ideja, që kampionati elitar i futbollit francez të luhej me 22 skuadra. Kjo ishte edhe një kërkesë e Këshillit të Shtetit, që vulosi vendimin e polemizuar të qeverisë dhe Federatës për të pezulluar sezonin që në fund të muajit prill.

Ligue1 Scaled E1592928398634
Ligue1 Scaled E1592928398634

Vendimi i fundit pritet të shoqërohet sërish me padi në gjykata. Kjo pasi Amiens dhe Toulouse shpresonin të qëndronin në Ligue 1 edhe në sezonin e ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: