Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të ndarë, konfirmuan burime për Page Six të premten.
Aktorja fituese e çmimeve, 74 vjeç, dhe skulptori, 76 vjeç, janë ndarë prej më shumë se gjashtë vitesh.
Në një deklaratë ekskluzive, një përfaqësues i yllit të dashur konfirmoi deklaratën e saj duke thënë: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej 6 vitesh, por ata kujdesen shumë për njëri-tjetrin dhe kanë zgjedhur të jetojnë jetë të ndara”.
Lajmi mund të jetë tronditës, pasi aktorja u pa të premten në ndarjen e çmimeve ‘Princesa de Asturias 2023’ e veshur me unazën e martesës. Megjithatë, paraqitja e fundit publike e çiftit ishte në Oscars 2018.
Çifti ka katër fëmijë së bashku, kompozitorin Henry Wolfe, 43 vjeç dhe aktoret Mamie Gummer, 40 dhe Grace 37 vjec dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç, të cilët u rritën në Connnecticut.
Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, ndërsa Mamie ka dy fëmijë me burrin e saj. Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin dhe producentin e famshëm Mark Ronson. Sa i përket Louisa-s, ajo njihet më së shumti për rolin e saj kryesor në spektaklin e HBO, ‘The Gilded Age’.
Meryl Streep, husband Don Gummer have been separated for ‘more than 6 years’: ‘They will always care for each other’ https://t.co/5p7jJY7TP7 pic.twitter.com/URC76vUV73
— Page Six (@PageSix) October 21, 2023
Së bashku me fermën e tyre në Connecticut, çifti kishte një apartament të gjerë në Tribeca, Nju Jork, të cilin e shitën për 15.8 milionë dollarë në janar 2020. Më pas Streep bleu një shtëpi prej 4 milionë dollarësh në Pasadena, Kaliforni në korrik 2020.
Streep dhe Gummer u njohën nëpermjet vëllait të saj Harry në vitin 1978. Në atë kohë, aktorja ishte në pikëllim për humbjen e mikut të saj të ndjerë dhe bashkë-yllit të “Der Hunter”, Jon Casal, i cili kishte vdekur nga kanceri në mushkëri atë vit. Çifti u martua në të njëjtin vit dhe që atëherë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg medias.
Kur u pyet për sekretin e martesës së saj afatgjatë, Streep i tha Vogue në 2002: Vullneti i mirë dhe gatishmëria për kompromis – dhe të dish se si t’i bësh gjërat. Nuk ka ‘hartë’ se si të rrisësh një familje. Është gjithmonë një negociatë e madhe. Por unë kam një nevojë holistike për të punuar dhe për të pasur lidhje të mëdha dashurie në jetën time”, kishte thënë Streep.