Vijon të rritet numri i viktimave në Rripin e Gazës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, numri i të vdekurve në enklavë ka shkuar në 8,306 njerëz, duke përfshirë 3,457 të mitur.

Izraeli ka vazhduar bombardimet në Rripin e Gazës, ndonëse OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar dhe dha paralajmërime të tmerrshme për situatën brenda enklavës.

Nga ana tjetër, kryeministri Benjamin Netanyahu ka përjashtuar thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë me planet për të zhdukur Hamasin. Më herët, Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe raportoi se zona rreth spitalit Al-Quds në qytetin e Gazës ishte nën bombardime të forta nga forcat izraelite, raporton BBC.

Më shumë se 200 pengje mbahen ende nga Hamasi në Gaza, por të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin liruar me sukses një nga ushtarët e saj, Privatin Ori Megidish, që mbahej forcërisht nga grupi militant.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb