Kryeministri Edi Rama, në Librazhd, në kuadër të fushatës elektorale, deklaroi se mësuesit dhe infermierët do përjetojnë uragan sulmi në vendet e punës.

Rama thekson se PD në kohën e qeverisjes, ngriti universitete private fantazmë.

“Çdo ditë gjyshërit gëzojnë për vaksinimin. I rri në kokë hallit të kujtdo që arrin deri te unë. Ta çojmë deri në fund këtë sistem, që bën që ta gjesh shtetin në celularin tënd. Duhet të zgjidhni që të vazhdojmë reformat që kemi nisur apo do kthehemi mbrapa e do përjetojmë uragan sulmi mbi vendet e punës së mësuesve dhe infermierëve. Sot këta vende pune merren përmes sistemit të meritës dhe konkurrencës.

Do përjetojmë uragan mbi sistemin e hyrjes në universitete. Sot çdokush shkon në universitet sipas meritës dhe nuk ka asnjë dallimi nëse je djalë a vajzë ministri apo je fëmijë çobani. Nuk kemi asnjë ankesë për hyrjet në universitet. Më parë, keni dëgjuar sesi një person me rezultate shumë të mira nuk hynte në punë dhe hynte ai që kishte mik të fuqishëm. Kishte dhjetëra universitete fantazmë. Kemi shtuar numrin e atyre që hyjnë në shkolla profesionale. asgjë nuk bëhet këmbë mbi këmbë, por me punë dhe përkushtim”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb