Presidenti i Republikës Ilir Meta është fotografuar sot me pistoletë në dorë pak minuta pas përfundimit të Asamblesë të Partisë Socialiste. Fotot janë bërë publike nga miku i tij, njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka publikuar në “Facebook” pamje nga një poligon qitje ku Presidenti i Republikës duket me pistoletë në dorë duke bërë qitje.
20727888_1610150925682497_8431950062481209266_n
Por këto fotografi kanë shkaktuar irritimin e ish-badigardit të Fatos Nanos, Viktor Agollit, i cili ka komentuar në postimin e Ilir Kullës.
22308608_10212834134061459_6361097056434636229_n
22221645_10212834133661449_4521227710920935927_n
“O Ilir Kulla pa dashje dua të “ofendoj” po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë “qir.. ” thurnit plane për “eleminim” të shqiptarit me intelektual të pas ’90, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dengla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonje detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla”, – shkruan Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e tij e shkurtër por tepër ironike: “Lere rakine Tori”.
tori agolli
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb