Juventus ka fituar në ”San Siro” 3-1 ndaj Milanit duke u rikthyer në garë për titull. Dy golat e Chiesa-s dhe një i McKennie kanë mjaftuar që bardhezinjtë të fitojnë ndaj kryesuesve të Seria A duke iu afruar me 7 pikë tashmë, teksa kanë një ndeshje më pak.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Calabria që barazoi përkohësisht shifrat. Gjithsesi Milan qëndron në krye të tabelës me 37 pikë, Inter i dyti me 36 pikë kurse Juventus përfiton duke u ngjitur në vendin e katërt me 30 pikë.

Duket se tashmë gara në Seria A është mëse e hapur pasi diferenca mes vendit të parë dhe atij të shtatë është 9 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb