Sot fokusi i Milanit është te ndeshja e së mërkurës kundër Newcastle në Champions League. Një kualifikim për në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube është i vështirë, me Europa League që mbetet opsion i mirë, kuqezinjtë duan të fitojnë për të gjetur siguri dhe të përpiqen të ringjallen me një natë të madhe evropiane. Megjithatë, duke pasur parasysh dëmtimet dhe boshllëqet e shumta që ka skuadra, ndërhyerja në merkaton e janarit është më shumë se detyrim.

Sipas Corriere della Sera, drejtuesit e klubit nga Milano nuk do qëndrojnë “duarkryq” në janar. Në sulm do të ketë një afrim dhe alternatinat janë dy, Jonathan David i Lille dhe Serhou Guirassy i Stuttgart.

Në mbrojtje, megjithatë, mund të vijnë edhe dy elementë. Mund të parashikohet blerja e Juan Mirandës nga Betis në rolin e zëvendësuesit të  Theo dhe do të kërkohet për një qendërmbrojtës. Ekziston mundësia e rikthimit të Gabbia nga huazimi ose blerja e Lloyd Kelly nga Bournemouth.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: