Miley Cyrus, është gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak të deklaratave të saj befasuese.

Këngëtarja e famshme së fundmi, i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka rrëfyer se përdor lodra seksi për të zbukuruar shtëpinë.

Në një intervistë për “Barstool Sports” në “Sirius XM”, këngëtarja e famshme tha se i blen lodrat e seksit për t’i përdorur vetë, por përfundon duke i përdorur si dekor.

“I blej për veten, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm. Seksi dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë”, u shpreh këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb