TIRANË

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo thotë se baza e situatës aktuale është sistemi politik. Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, Milo tha se nga viti 2008 sistemi është shëprfytyruar dhe pushtetet u përqendruan në duart e dy kryetarëve.

Nga ana tjetër duke komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në parlament, ai u shpreh se i kujton kohën kur shkroi librin “Kurban”.

“Nuk arritëm deri këtu për shkak të një dekreti, përkundrazi kishim muaj që Shqipëria jetonte në ankthin e një krize që erdhi duke u thelluar. mendoj se ka arsye më të thella se dekreti i presidentit që na solli në këtë tryezë që diskutojmë këtë çështje sot. Dua ta shtroj problemin në sistemin politik që kemi. Si u shpërfytyruar ky sistem nga viti 2008 e këtej. Aty duhet të shtrojmë të gjitha të këqijat njëra pas tjetrës. po të ishin ruajtur parametrat si në një republikë parlamentare, u përqendruan pushtetet në duart e kryetarëve të dy partive, këtu është e keqja, ndaj kemi këto përplasje.
Mendoj që nuk është çështje personale e Edi Ramës me Ilir Metën. Sigurisht që kanë një histori marrëdhëniesh tepër të komplikuar, sipas periudhave të caktuara. Me fjalimin që ka mbajtur Rama në kuvend më kujton kohën kur shkroi Kurbanin, e shkroi kur ka qenë në thikë e pikë me Ilir Metën. Sot mendoj se është konspekti i vëllimit të dytë të Kurbanit”, deklaroi Milo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb